Lajme
Rita Ora del vullnetare për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë
Këngëtarja 29-vjeçare, Rita Ora dhe motra e saj, Elena, janë në mesin e personave që janë angazhuar si vullnetarë pranë Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në Britani të Madhe.
Ato kanë ofruar ndihmën e tyre për personat në moshë dhe të tjerët në nevojë, në këtë kohë të pandemisë së koronavirusit si dhe do të ndihmojnë në dërgimin e porosive, për të gjithë ata që nuk kanë mundësi t’i kryejnë vetë këto shërbime elementare, shkruan Koha.
E ëma e këngëtares së famshme, Vera Ora, për revistën “Hello!” citohet të ketë thënë: “Ajo është shumë e vendosur që ta japë kontributin e saj. Rita dhe motra e saj e madhe, Elena, janë në mesin e 750.000 njerëzve që kanë aplikuar për të ndihmuar në parandalimin e kësaj sëmundjeje që po na vjen te dera, dhe po e sforcon Shërbimin Kombëtar Shëndetësor. Ato do të jenë në mesin e njerëzve që shpërndajnë pajisje mjekësore, mbledhin receta, i kontrollojnë të moshuarit dhe i telefonojnë njerëzit e vetmuar dhe të cenueshëm të komunitetit tonë”.
Revista “Hello!” po ashtu ka bërë të ditur se, Vera Ora e cila me profesion është psikiatre, ka vendosur të rikthehet në Shërbimin Kombëtar Shëndetësor për t’i ndihmuar pacientët me sëmundje mendore që të mos ekspozohen ndaj koronavirusit.
Edhe këngëtarja Ora nuk ka hezituar ta lavdërojë nënën e saj për guximin që e ka shfaqur, me të vendosur të kthehet në vijën e parë të fronit dhe t’u shërbejë pacientëve të saj në këtë kohë të pandemisë globale, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit