Lifestyle
Rita, në emisionin “The Tonight Show”
Rita Ora ishte e ftuar në episodin më të ri të emisionit “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku e dha një prej intervistave më spontane që i kemi parë kohëve të fundit në televizor.
E ulur përballë prezantuesit të njohur, Jimmy Fallon, Rita foli për albumin e fundit muzikor “Pheonix’, turneun e saj të parë botëror, të cilin do ta fillojë së shpejti dhe simpatinë që ajo e ka për artistin Post Malone.
Më vonë këngëtarja u bë pjesë e një loje të re në këtë emision, e cila solli edhe shumë të qeshura në publik. Rita dhe Jimmy duhej ta bënin njëri-tjetrin ta gjenin këngën që po e këndonin duke e interpretuar atë me vetëm një fjalë të vetme.
Dhe, në fund të shout, Rita e pushtoi skenën e këtij shou, me ç’rast edhe një herë e solli një performancë të mrekullueshme ‘live’ të këngës “Let You Love Me”.
Kjo është hera e parë që, Rita Ora, ftohet në këtë emision për t’i bërë të gjitha, të intervistohet, të bëhet pjesë e lojërave të këtij shou si dhe njëkohësisht të performojë për publikun e pranishëm në sallë.
Dhe këtë, këngëtarja me prejardhje kosovare e bëri siç është më së miri dhe gjatë gjithë kohës dukej si një yll i vërtetë Hollywoodi.
https://youtu.be/UArEPGoBt74
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit