Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, në 620 vjetorin e lindjes së Skënderbeut Kjo është një mundësi për të përkujtuar historinë tonë, për të shijuar artin dhe për t’u...
-
Filmi zviceran me dy aktorë shqiptarë – në Berlinale, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës
-
KQZ: Votat nga diaspora do të numërohen ditëve në vazhdim
-
17-vjet Pavarësi, flamuri I Kosovës ngrihet në Çikago
-
Vajza portugeze keqtrajtohet në aeroportin e Beogradit pasi mbante veshur një bluzë me flamurin shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Vendpushimet e skive në Vaud po kërkojnë zgjidhje për të qetësuar skiatorët e stresuar nga turmat Shpatet e Vaud janë të mbushura me njerëz gjatë kësaj jave pushimi shkollor. Ndërsa aksidentet nuk...
-
Biseda telefonike me të moshuarit në Zvicër, projekti kundër vetmisë
-
Ku do të paguani më shumë dhe ku më pak qira, në Zvicër?
-
Filmi zviceran me dy aktorë shqiptarë – në Berlinale, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës
-
Gjithçka që duhet të dini për kufijtë e Zvicrës