Autotech

Risi: Volkswagen, me motor të ri dizel me 190 kuajfuqi

Modeli i veturës Volkswagen ka zgjeruar gamën e SUV-it të tij kompakt me naftë më të fuqishme me dy litra.

Është bërë e ditur se versioni i ri VW T-Roc përmban një naftë me 4 cilindra 2.0 TDI turbo që prodhon 190 kuaj fuqi.

Kjo llogaritet risia më e re e tipit Volkswagen (VW T-Roc).

Motori i kësaj veture ka një mekanizëm të ri, sepse është e shoqëruar me një transmetim automatik prej 7-shpejtësive DSG, dhe fuqia transmetohet në të gjitha boshtet përmes një drejtimi 4Motion.

Në regjistrin e saj matës thuhet se me këtë motor TDI, VW T-Roc prej 0 deri në 100 km/orë arrin për 7.2 sekonda, me një shpejtësi maksimale 216 km/orë.

Çmimi i T-Roc në Gjermani fillon nga 35,105 euro, përcjell albinfo.ch.