Lajme

Riparimet në autostradën A13 janë në rrugë të mbarë

Zvicër

Puna e rindërtimit në pjesën e aksit veri-jug të shkatërruar fundjavën e kaluar nga një rrëshqitje dheu po “përparon”, sipas Zyrës Federale të Rrugëve (FEDRO), përcjell albinfo.ch.

Megjithëse policia kantonale e Graubünden, kantoni ku ndodhet pjesa e dëmtuar e autostradës, fillimisht tha se punimet do të zgjasin me”muaj”, parashikimi i FEDRO është më optimist: sipas vlerësimeve aktuale, të paktën një korsi për çdo drejtim do të jetë e hapur nga 10 korriku.

FEDRO gjithashtu planifikon të marrë masa për të siguruar që trafiku në rrugë alternative të mbetet sa më i rrjedhshëm.