Integrimi

Riola Zeka, fëmija i fundit për vitin 2015 në Freital të Gjermanisë

Familja Zeka është nga Kosova, e cila gjatë vitit 2015 është shpërngulur për në Gjermani. Që nga tetori prindërit jetojnë së bashku me një djalë dhe një vajzë në Freital

Në orët e fundit të vitit 2015, në spitalin e Freital-it në jetë vjen fëmija shqiptar, Riola Zeka. Gjendja shëndetësore e nënës shqiptare, Fatbardha Zeka, është e mirë. Paksa e zbehur, por e lumtur dukej Fatbardha teksa mbante në krah vajzën e sapolindur, shkruan sz-online.de. “Kjo ishte për ne një festë shumë e veçantë e Vitit të Ri”, thotë babai i vajzës, Zenel Zeka, transmeton albinfo.ch.

Sipas medias gjermane, emri Riola ka kuptimin e eksodit. Familja Zeka është nga Kosova, e cila gjatë vitit 2015 është shpërngulur për në Gjermani. Që nga tetori prindërit jetojnë së bashku me një djalë dhe një vajzë në Freital. Për lindjen e vajzës Riola kanë njoftuar edhe të afërmit e tyre në Gjermani dhe Kosovë, ka thënë vajza Rinora.

Dhjetëvjeçarja shqiptare flet anglisht dhe gjermanisht dhe ajo përkthen edhe për prindërit e tyre. “Tashmë jemi vërtet një familje e madhe”, ka thënë ajo. Ndërkohë albinfo.ch gjatë ditës ka raportuar se lindja e parë në spitalin e Winenden-it për vitin  2016 është Rita Xhaferi, ndërsa edhe në Slloveni, saktësisht në Kranj, 45 minuta pas mesnatës ka lindur një djalë, i cili raportohet se ka prindër shqiptarë.