Lajme
Rinis furnizimi i Evropës me gazin rus
Rusia rihapi rubinetin e saj të gazit për Europën, pas një ndërprerjeje 10 ditore. Gazsjellësi Nord Stream 1 është vendosur sërish në funksion me përfundimin e punimeve të mirëmbajtjes. Ka pasur dyshime të forta dhe frikë se Moska nuk do të rikthente furnizimet me gaz në kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të Bashkimit Europian lidhur me luftën në Ukrainë.
“Jam i lehtësuar që pak gaz po rrjedh sërish. Në të njëjtën kohë, unë besoj se ne si vend nuk duhet ta lëmë veten të shantazhohemi nga Rusia dhe kështu ndjenjat e mia janë të përziera”, shprehet Jens Hofmeister, shtetas i Gjermanisë.
“Për konsumatorët mund të jetë pozitive, natyrisht, nëse ka një ndikim pozitiv në çmimet e gazit. Sidomos për familjet më të varfra ky lajm mund të ketë një efekt qetësues. Në nivel politik, ndoshta nuk është një lajm i mirë, kështu që jam disi e dyzuar”, tha Michaela Boyen, shtetase e Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi Një zë i ri nga diaspora: 26-vjeçarja publikon librin e saj të dytë dygjuhësor “Gefühle können...
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën