Portrete të firmave
“Rina Grill”, një restorant i ngritur me dashuri
Në Emmen Lucern është hapur një restorant shumë i veçantë me emrin “Rina Grill”. Pronarët Naser Hajrizaj dhe Kelmend Shtufin, pritet ta shndërrojnë në një pikë referimi për shqiptarët e këtushëm
Një restorant i ndërtuar me dashuri dhe shumë shije, në një ambient të ngrohtë familjar, ku pos të tjerash mund të ushqeheni shëndetshëm. Ky është restoranti, “Rina Grill”, i cili, sipas menaxherëve, do të plotësojë çdo kërkesë për klientët në Emmen, Luzern të Zvicrës.
Një staf i kualifikuar do të servojë për klientët menytë që janë të përshtatshme për të gjithë familjen.
Restoranti “Rina Grill” i vendosur në një nga zonat më të rëndësishme të lokalitetit Emmen LU, pritet të shndërrohet në një pikë referimi për shqiptarët e këtushëm.
Dallimi në moshë dhe në përkatësitë fetare nuk ka penguar Naser Hajrizaj dhe Kelmend Shtufin që të hapin së bashku restorantin e tyre me emrin “Rina Grill” në qendër të Emmenit, në Lucern.
46-vjeçari, Naseri, me prejardhje nga Mitrovica, kishte migruar si refugjat në Zvicër nga viti 1992, dhe prej fillimit kishte bërë punën e gastronomit. Karrierën e ka filluar si ndihmës kuzhinier, por tani është shefi më i mirë i kuzhinave zvicerane dhe italiane.
Naseri ishte një nga ata djemtë të cilët jo vetëm gatuajnë gjëra të shijshme, por edhe kontribuojnë në artin e kulinarisë shqiptare, e cila tash e tutje do të jetë një nga menytë kryesore në “Rina Grill”.
Nga Prizreni në Kroaci, nga Kroacia në Zvicër
Nga ana tjetër Kelmendi i rritur në Zarë të Kroacisë vjen nga një familje furrtarësh shqiptarë në Kroaci. Familja me rrënjë nga Zymi i Hasit menaxhon disa restorante në Kroaci. Megjithëse nuk ka të kryer shkollën e gastronomisë, ai me përvojën disa vjeçare është specializuar në servis.
Naseri është jo pak i njohur për shqiptarët në Zvicër sidomos për rininë që vjen të argëtohet në klubin më të madh shqiptar në Zvicër, “Rinora 4”.
Për 14 vite ai shërben në imbisin me të njëjtin emër brenda ambientit të kësaj diskoteke dhe është i njohur për hamburgerët e shijshëm që servohen sidomos në orët e vona të natës.
Hamburgerët specialë “të shtëpisë”
“Hamburgerët tanë janë më specialë dhe bëhen me recept tonin duke përfshirë edhe bukën. Kombinimi i shijshëm me katër lloje sosesh të ndryshme e bën të veçantë hamburgerin që e servojmë në imbisin tonë”, thotë Naseri, i cili paralelisht ka zhvilluar edhe “Catering” duke shpërndarë ushqime cilësore dhe të shijshme.
Naseri dhe Kelmendi duke punuar me njëri-tjetrin bashkuan forcat për të hapur një restorant të tyre.
27 vjeçari ka vetëm 3 vjet që ka ardhur për të jetuar në Zvicër dhe tashmë ka nisur biznesin e tij privat me Naserin.
“Edhe në Kroaci kam punuar në restorante, por gjithmonë kam pasur ëndërr të kem edhe një restorant timin”, thotë Kelmendi duke theksuar edhe mungesën e lokaleve me ushqime tradicionale shqiptare në këtë regjion.
Nga ana tjetër, Naseri thotë se me kualitetin që do ta ofrojnë, do ta sfidojnë edhe konkurrencën në Emmen të Lucernit.
Jo vetëm kuzhinë tradicionale shqiptare
Sigurisht nuk do të jenë ushqimet tradicionale shqiptare: qebapat, suxhuku, pasuli, gullashi, të vetmet që do të ofrohen në menynë e tyre. “Hamburgeri i shtëpisë”, do të jetë specialiteti kryesor.
Në këtë hapje solemne mes argëtimit dhe muzikës të pranishmit shijuan menynë e përzgjedhur me kujdes nga mjeshtrit e kuzhinës së restorantit “Rina Grill”.
Po kështu restoranti “Rina Grill” me kapacitet për rreth 260 persona brenda dhe jashtë, ofron ushqimet e veta edhe për organizime e festa të tilla si turne sportive, ahengje familjare ose tubime festive të firmave ose klubeve të ndryshme, shqiptare e zvicerane.
Rina Grill Restorant: Mooshüslistrasse 28, 6032 Emmen, Lucerne
https://www.facebook.com/rinagrillrestaurant/
/Publireportazh/
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Televizioni zviceran SRF nis transmetimin e një seriali të ri komedi që premton të sjellë humor...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane