Kosova
Rimëkëmbja ekonomike mund të mos votohet edhe për herë të shtatë në Kuvend
Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike
Është bërë e ditur se deputetët e Kosovës do t’u drejtohen sërish ulëseve të Kuvendit për të provuar që për herë të shtatë të votohet Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, pjesë e të cilit është edhe tërheqja e mjeteve prej dhjetë për qind nga Trusti.
Përpjekja e radhës për të kaluar projektligjin vjen pas gjashtë dështimeve të njëpasnjëshme në mungesë të kuorumit, gjë që mund të pritet sërish për këtë mosvotim.
Duhet theksuar se seanca e sotme e jashtëzakonshme, e cila fillon nga ora 10:00, do të mbahet me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në emër të deputetëve nënshkrues.
Po sot, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet edhe vazhdimi i seancës plenare, e cila do të ketë nëntë pika të rendit të ditës.
Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Italisë për transferimin e personave të dënuar,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deminim humanitar,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për automjete,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut