Lajme
Rikthehet numri i lartë i infektimeve në Evropë
Britania ka regjistruar këtë javë numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19 që prej korrikut.
Në Britani 333,465 persona kanë rezultuar pozitivë gjatë shtatë ditëve të fundit, apo rreth 15 për qind më shumë se javën paraprake. Ky është numri më i lartë i rasteve të reja brenda një jave që prej 21 korrikut.
Në Gjermani, numri i infektimeve me COVID-19 është rritur ndjeshëm sërish në ditët e fundit, sidomos në juglindje të vendit. Në qytetin Muhldorf të Bavarisë nuk ka bllokadë dhe as shkolla e restorante të mbyllura, pa marrë parasysh shtimin e rasteve.
“Jemi në këtë situatë për shkak të të pavaksinuarve. Mund të thoni ç’të doni, por ata nuk vaksinohen. Duan të jenë kudo, por nuk duan ta bëjnë vaksinën”, tha Rita Lindner, banore e këtij qyteti, transmeton Euronews përcjell Albinfo.ch.
Në Bukuresht të Rumanisë, maratona e vaksinimit përfundon të hënën në mëngjes. Deri atëherë, kushdo mund të vaksinohet në një nga qendrat mjekësore të kryeqytetit, të hapura 24 orë në ditë.
Pamje kritike mund të shihen në spitalet në mbarë vendin, ku disa qindra vdekje u regjistruan në nivel ditor dhe mijëra njerëz u shtruan.
Në Rumani është vaksinuar vetëm 35% e popullsisë.
Në Rusi, të shtunën u regjistrua rekordi ditor me 37 e 680 raste infektimi në 24 orët e fundit, që e çuan totalin e të prekurve mbi 8.2 milionë.
Vendi raportoi gjithashtu 1 mijë e 75 vdekje, një tjetër rekord që nga rënia e pandemisë. Presidenti Putin ka reaguar duke urdhëruar që qytetarët të qëndrojnë në banesat e tyre nga 30 tetori deri më 7 nëntor.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira Të premten do të bjerë borë edhe në ultësira, rrugët mund të bëhen të rrëshqitshme sidomos...
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane