Lajme
Rikthehet në funksion Blloku B2
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar mbrëmë pas mesnate se njësia B2 prodhuese për energji elektrike është rikthyer në funksion.
Kështu është bërë e ditur nga stafi i KEK-ut, përmes një njoftimi në Facebook.
“Njësia prodhuese B 2 pas testimeve starton me sukses”, thuhet në njoftim.
Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skënder Bucolli, tha se B2 do të startojë sot në mëngjes me funksion të plotë.
“Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të punëtorëve të KEK-ut dhe termocentralit Kosova B, Blloku B2 ka startuar me punë. Në këto orë ku po flasim janë ndarë megavatet e parë dhe qysh nesër në mëngjes do të startojë me funksion të plotë”, tha Bucolli.
Kujtojmë që në dhjetor të vitit që lamë pas KEK-u ka angazhuar ekspertë të huaj për inspektimin dhe riparimin e dëmeve të krijuara nga avaria në turbinën e shtypjes së ulën, në Njësinë B2 të ‘Termocentralit B’.
Kosova është duke u përballur me një krizë energjetike që nga muaji dhjetor, për çka tani ZRRE-ja ka paralajmëruar edhe shtrenjtim të çmimit të energjisë, e cila është pranuar edhe nga Qeveria e Kosovë.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë