Lajme
Rikthehen trenat e natës në Europë
Ka nisur udhëtimi i trenit të parë të natës me destinacion Vjenë-Paris.
Zëvendësministri francez për Tranzicionin Ekologjik njoftoi se dy trena të tjerë të natës do të planifikohen së shpejti: Paris-Berlin më 2023 dhe Cyrih-Barcelona, nëpërmjet Lionit, më 2024, të gjithë të subvencionuar nga Qeveria franceze.
“Nga sot deri më 2030 dëshirojmë të rihapim 10 linja europiane dhe sfida do të jetë për të gjithë nese, në nivel europian do të menaxhojmë hapjen, të fitojmë mbi këta klientë dhe më pas të pajisemi me mjete të reja lëvizëse. Do të na duhen rreth tridhjetë trena të rinj”, u shpreh zvministri francez për Tranzicionin Ekologjik.
Njoftime të tilla vijnë pasi trenat e natës kthehen shumë shpejt në shinat e Evropës, një alternativë eko ndaj udhëtimeve ajrore.
Tre vjet më parë, trenat e natës së Evropës po dërgoheshin në mbetjet ekonomike, të larguar nga biznesi, nga fluturimet me kosto të ulët dhe autobusët në distanca të gjata.
Megjithatë, që atëherë, shqetësimet e publikut për emergjencën klimatike kanë çuar në një rritje të interesit për të ringjallur rrugët e natës në gjithë kontinentin.
“Midnight Trains” planifikon të shërbejë me të paktën një duzinë destinacionesh midis 500 dhe 900 milje në Francë, Spanjë, Portugali, Itali, Belgjikë, Gjermani, Danimarkë dhe Skoci.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













