Lajme

Rikthehen protestat e dhunshme

  • Foto: albinfo.ch

  • Foto: albinfo.ch

  • Foto: albinfo.ch

  • Foto: albinfo.ch

  • Foto: albinfo.ch

  • Foto: albinfo.ch

  • Foto: albinfo.ch

  • Foto: albinfo.ch

  • Foto: albinfo.ch

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është përfshirë sot nga protestat më të dhunshme që nga shpallja e pavarësisë, ku për bilanc kishte dhjetëra qytetarë dhe policë të lënduar. Protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe e mbështetur nga partitë opozitare, AAK dhe Nisma, kishte për moto largimin e një ministri serb dhe mbrojtjen e kompanisë “Trepça”.

Në protestën e paralajmëruar si paqësore, morën pjesë më shumë se 10 mijë qytetarë, ndërsa dorëheqja e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq ishte qëllimi i protestës.

Ministri serb i Qeverisë së Kosovës, javë më parë i quajti egërsira nëna e personave të zhdukur në Gjakovë, fjalor ky që ngjalli reagime gjithandej Kosovës.

Protesta që në fillim kaloi në dhunë, kur përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj i kërkoi Policisë që ta heq kordonin afër objektit qeverisë. Ky apel nxiti edhe protestuesit, por edhe Policinë, e cila nuk priti asnjë minutë shtesë, dhe përdori gazin lotsjellës.

Më pas përdorimi i dhunshëm ishte i dyanshëm.

Zëdhënësi i Qendrës së Klinikave Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu, tha dhjetëra të lënduar kanë kërkuar ndihmë në këtë institucion shëndetësor. Ai tha se numri i atyre që kërkojnë ndihmë po vazhdon, ndërsa tha se nuk protestues e as policë që është në rrezik për jetën.

“Asnjëri prej tyre s’është në rrezik për jetën. Janë kryesisht me lëndime të lehta trupore sipërfaqësore. Stafi është mobilizuar me të gjitha pajimet e nevojshme për të dhënë ndihmën”, deklaroi ai për mediet në Kosovës.

Në mesin e të lënduarve është edhe deputeti i lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, i cili është transportuar në Qendrën Klinike Universitare. Ndërsa albinfo.Ch merr vesh janë të lënduar 74 policë

Protesta e nisur në ora 12 po vazhdon deri ora 17, ndërsa dhuna ishte e dyanshme. Policia përveç gazit lotsjellës dhe topave të uji, përdori edhe plumba gome, ndërsa protestuesit përveç që gjuajtën me gurë dhe me mjete të forta, ata në mbrëmje përdorën edhe koktej molotovi.

Gjatë gjithë protestës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës arrestuan dhjetar protestues, në mesin e tyre edhe nënkryetarin e Vetëvendosje dhe prefektin e Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ky i fundit u arrestua, e më pas u lirua. Ahmeti tha se kryeministri Isa Mustafa është në gjendja ta rrah gjithë Kosovës, vetëm ta mbroj vartësin e tij, Jabllanoviq.

Në mesin e protestuesve të lënduar ishte edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe përfaqësuesit tjerë të kësaj lëvizje, por edhe nga partitë tjera opozitare

Krejt në fund, ka reaguar edhe Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila shpreh vendosmërinë që të mos tolerojë zhvillime të cilat cenojnë vendin, institucionet, pronën dhe pasurinë publike e private.

Qeveria dënon dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Kosovës, duke i falënderuar policët e Kosovës për profesionalizmin e treguar edhe gjatë kësaj proteste.

“Protesta e sotme është e motivuar politikisht dhe i ka bërë dëm shtetit tonë. Qeveria i bën thirrje organizatorëve që të ndërpritet kjo protestë e dhunshme”, tha kryeministri Isa Mustafa në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë.

Qeveria, siç tha ai, respekton të drejtën për protestë, por vlerëson që protesta nuk duhet të ambicie politike. “Qeveria e respekton të drejtën e protestës si një mjetë për të shprehur shqetësimet qytetare por poashtu Qeveria vlerëson se protesta nuk duhet përdorur për të përmbushur ambiciet për pushtet pasi që pushteti fitohet me votë”, tha Mustafa.

Ndërsa zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm, Hashim Thaçi tha se qeveria nuk do të dorëzohet përballë protestuesve.

“Dhuna është e papranueshme, dhe në asnjë moment nuk do të dorëzohemi përballë dhunës. Aktet e sotme janë të një grupi të vogël. I falënderojmë policët për mbrojtjen e jetët e qytetarëve. Ky ishte tentim për ta marrë pushtetin me dhunë. Në këtë shtet vetëm vota e përcakton qeverinë”, tha Thaçi.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e opozitës thanë se do të vazhdojnë protestat, deri në realizimin e qëllimit të tyre, shkarkimin e ministrit Jabllanoviq, dhe nxjerrjen e një ligj që e përcakton kompleksin metalurgjik “Trepça” si pronë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.