Lajme

Rikonfirmohet mbështetja e Belgjikës për Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot priti në takim shefin e misionit të Zyrës diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais.

Ministrja Gërvalla falënderoi diplomatin belg, Servais, për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Belgjika i ka ofruar vazhdimisht Kosovës.

Gjatë këtij takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe nevojën për të thelluar bashkëpunimin në rrafshin ekonomik, si dhe për rifillimin e konsultimeve të rregullta mes dy qeverive.

Servais po ashtu rikonfirmoi mbështetjen e shtetit belg për perspektiven evropiane të Kosovës dhe njëherësh u potencua se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s është e qartë.