Lajme
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Shkollave shqipe në Zvicër, në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” i shtohet edhe një pikë shkollore. Pasi një angazhimi dhe përkushtimi të veçantë të koordinatorit të shkollave shqipe, Dr. Vaxhid Sejdiu, në bashkëpunim me prindërit, shkolla shqipe hap dyert për fëmijët e këtij rajoni edhe në Rorschach të Zvicrës
E mërkurë, datë 13 nëntor 2024, Shkolla Shqipe në Rorschach hap dyert edhe për fëmijët e
qytetit Rorschach dhe Rorschaherberg, me qëllim që edhe ata, si bashkëmoshatarët e tyre të
vijojnë me rregull mësimet në gjuhën amtare. Ky lajm jo vetëm që gëzoi fëmijët, të cilët
kishin ardhur së bashku me prindërit e tyre për t`u regjistruar në shkollën shqipe, por edhe
prindërit ndiheshin të lumtur se pas shumë viteve tani më edhe në këtë pjesë të Zvicrës
mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.
Nxënësit Auloni, Eniani, Kiani, Enea, Amini, Medina, Riani, Inara, Tuana, Altina, të cilët
erdhën në orën e parë dhe të tjerët, të cilët do t`u bashkëngjiten ditët në vazhdim, apelojnë
te të gjithë prindërit shqiptarë që edhe ata t`i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe, sepse
vetëm në këtë mënyrë mund ta ruajmë gjuhën amtare te gjeneratat e reja.
Sipas fjalëve të njërit nga veprimtarët e arsimit shqip në këtë pjesë të Zvicrës, z. Sabin Gjoni,
pritet edhe ditët në vazhdim të vijnë fëmijë të tjerë për të qenë pjesë e këtyre orëve mësimore.
Në mesin e më të lumturve këtë të mërkurë ishte pa dyshim mësuese Jehona Shala, e cila e
emocionuar na drejtohet me fjalët se ora e parë mësimore nuk ishte edhe aq e lehtë, edhe pse
kaloi me emocione të veçanta nga ana e nxënësve. Buzëqeshja e tyre, përpjekjet e tyre për t`i
shqiptuar dhe shkruar sa më mirë fjalët shqipe ishin tepër të veçanta, sepse kemi të bëjmë me
nxënës, të cilët për herë të parë ulen në bankat shkollore për të mësuar shkronjat e gjuhës
shqipe, për të mësuar fjalët dhe për t`i shkruar ato në mënyrë të saktë.
Vlen të përmendet se nxënësit e përjetuan këtë fillim të mësimit në gjuhën shqipe me një
dashuri të veçantë, sepse shumicën e fjalëve që i dëgjonin i kishin dëgjuar edhe më herët, por
jo në këtë mënyrë. Shkronjat e shqipes dhe veçanërisht bashkëtingëlloret jepnin një ndjenjë
ndryshe te fëmijët. Pasiguria ndaj tyre dhe shpeshherë gabimet gjatë shqiptimit të fjalëve apo
shkronjave e mbushnin klasën me plot gaz, kurse në anën tjetër, mësuesja i motivonte ata që
shumë shpejt do t`i mësojnë, por nevojitet pak më tepër punë dhe kujdes.
Shkollës shqipe në Rorschach të Zvicrës, mësueses dhe nxënësve u dëshiron shumë suksese duke apeluar te të
gjithë mërgimtarët në këtë rajon që fëmijët e tyre t`i dërgojnë në shkollën shqipe. Mësimi
zhvillohet çdo të mërkurë, nga ora 13:30 – 15:15 dhe grupi i dytë që pritet të organizohet nga
ora 15:15 – 17:00. Për çdo paqartësi të interesuarit mund të paraqiten në telefonin kujdestar
076 321 26 94.
Suksese nxënës!
Sektori për informim
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve