Lajme
Rihapet Konsullata shqiptare e Nderit në kantonin Ticino
Në kantonin Ticino është rihapur Konsullata e Nderit, shkruan albinfo.ch.
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bernë, Mustaf Nano, i shoqëruar nga Sekretari i Parë i Ambasadës z.V.Gashi, më datë 18 dhjetor 2023, qëndruan në Kanton Tiçino për të përuruar rihapjen e Konsullatës së Nderit të RSH-së.
Konsull Nderi është avokati i mirënjohur i këtij Rajoni, z.Marco Vigilante. Ambasadori takoi autoritetet e larta të këtij kantoni.
Ambasadori Nano, në takimin e parë u prit nga Presidenti i Këshillit të Kantonit Tiçino, në Bellinzona, z.Raffaele De Rosa, në të dytin nga Drejtori i Dhomës së Tregtisë, Industrisë, Artizanatit dhe Shërbimeve të Kantonit të Tiçinos, z.Luca Albertoni, të cilin e shoqëronin dy biznesmen të fuqishëm, si z.Paolo Rosso dhe z.Valentino Benicchio dhe të tretin nga kryetari i qytetit z.Michele Foletti dhe stafi i tij.
Qëllimi i këtyre takimeve është synimi për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi midis Ticino-s dhe Shqipërisë, si dhe promovimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026