Lajme

Rihapen përkohësisht 5 vendkalime kufitare në Gjenevë

Hapja e tyre ka për qëllim të parandalojë bllokimet për udhëtarët ndërkufitarë, kryesisht shtetas francezë që punojnë në Zvicër, në kohën e pikut

Me qëllim lehtësimin e masave kundër koronavirusit, Administrata Federale e Doganave do të rihapë përkohësisht, që nga e hëna (nesër) pesë kalime kufitare në Gjenevë nga e hëna, shkruan sda.ch.

Hapja e këtyre pesë kryqëzimeve shtesë ka për qëllim të parandalojë bllokimet për udhëtarët ndërkufitarë, kryesisht shtetas francezë që punojnë në Zvicër, në kohën e pikut.

Me mbarimin e festave të Pashkëve dhe rifillimin e pjesshëm të aktiviteteve ekonomike, vëllimi i punëtorëve ndërkufitarë në kantonin e Gjenevës do të rritet përsëri, thonë në administratën doganore, transmeton albinfo.ch. Kjo pritet të ndodhë pikërisht nga 20 prilli dhe do të intensifikohet edhe më shumë kur  hyn në fuqi , pra, nga 27 prilli.

Pesë kalimet kufitare shtesë janë të hapura nga e hëna deri të premten në drejtim të Zvicrës nga 6 e mëngjesit deri në 9 të mëngjesit, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në drejtim të Francës, këto vendkalime qëndrojnë hapur nga ora 17 deri në 19. Për udhëtarët ndërkufitarë që punojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor, ekziston një korsi e shfaqur me afishe të posaçme.

Vendkalimet e përmednura kufitare janë Mategnin, Landecy, Soral II, Monniaz dhe Veigy.