Shqipëria
Ricky Martin: Performon për herë të parë në Tiranë
"‘Toka e shqiponjave është një nga vendet më mikpritëse që do të vizitoni ndonjëherë”
Në sheshin ‘Skëndërbej’ në Tiranë po bëhen përgatitjet e fundit për skenën ku do të performojë për herë të parë ylli i muzikës latine Ricky Martin, i cili do të dhurojë një performancë elektrizuese dhe plot atmosferë.
Këngëtarin e njohur latin e ndajnë vetëm pak orë nga performanca e mbrëmjes së sotme në mes të Tiranës, përballë një publiku të shumtë në numër, të cilët mezi e kanë pritur këtë ditë.
Artisti, i cili ka mbërritur në kryeqytet rreth dy ditë më parë, ka zgjedhur të vizitojë qytetin e Durrësit, ku publikoi dhe një foto të tijën në qytetin bregdetar.
Mirëpo përveç kësaj, Ricky nuk la pa theksuar faktin se Shqipëria është një vend shumë mikpritës dhe këtë gjë ai ia bëri të ditur dhe 18 milionë ndjekësve të tij në Instagram, ku kishte publikuar një status ku thuhej:
“Një ndër gjërat më fantastike që shikoni kur udhëtoni në ‘tokën e shqiponjave’, nga kryeqyteti, tek malet apo tek historiku i qyteteve, ju do të mirëpriteni nga vendasit. Shqipëria është një nga shtetet më mikpritëse që do të vizitoni ndonjëherë”, thuhej në postim krahas të cilën këngëtari e pohoi plotësisht duke shkruar: ‘Fakte’.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik