Lajme

Richard Grenell të enjten viziton Kosovën

Sipas mediave kosovare ai do të takohet me liderë shtetëror

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do ta vizitojë Kosovën, sipas mediave kosovare.

Klan Kosova mëson se Grenell pritet të qëndrojë në Prishtinë të enjten, më 23 janar.

Zyrtari amerikan gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet me liderët shtetërorë.

Njëkohësisht, edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se pret që i dërguari special i i Donald Trumpit ta vizitojë Beogradin ditët në vijim.

Vuçiq e tha këtë pas takimit në Davos të Zvicrës me këshilltarin presidencial të Amerikës për Sigurinë Kombëtare Robert O’Brien, të cilit i kërkoi një mirëkuptim më të madh të pozitës së Serbisë dhe e falënderoi atë që, siç tha Vuçiq, “ishte gjithnjë i gatshëm për të dëgjuar argumentet e palës serbe”.