Kultura
Ribashkohen “The Spice Girls”
Princeshat e muzikës pop gjatë viteve të 90-a, “The Spice Girls”, janë ftuar në dasmën mbretërore të Princit Harry dhe aktores amerikane Meghan Markle, e cila do të mbahet këtë pranverë, njoftoi Mel B.
Këngëtarja, e cila në grup njihej me nofkën “Scary Spice”, tha në një emision televiziv se pesë anëtaret e grupit i kanë marrë ftesat për ta ndjekur këtë ngjarje të rëndësishme në Britani të Madhe, përcjell albinfo.ch.
E pyetur nëse vajzat do të performojnë në dasmën e çiftit mbretëror, Mel B., duke bërë shaka tha: “Më duhet të shkoj tani, sepse nëse flas më shumë, do të pushohem nga puna”.
I themeluar në vitin 1994, grupi “The Spice Girls” njihet për shitjen e dhjetëra milionë albumeve. Grupi u ribashkua për një turne të shkurtër në vitin 2007 dhe së fundmi kanë zgjuar spekulime në media për një ribashkim tjetër, kjo pas fotografive të postuara nga, Victoria Beckham, ku të gjitha vajzat shihen duke pozuar së bashku.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih