Kosova
Riatdhesohen mbi 220 qytetarë shqiptarë nga Amerika
220 qytetarë shqiptarë janë riatdhesuar nga SHBA-ja
Informacionet e fundit tregojnë se mbi 220 qytetarë shqiptarë janë riatdhesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë, falë mbështetjes që i bëri këtij procesi Qeveria Shqiptare.
Lajmin e bën të ditur Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber, e cila tha se “në grupin e fundit janë nisur nga Shtetet e Bashkuara 125 qytetarë shqiptarë, kryesisht nga Nju Jork, por shumë prej tyre fluturuan edhe nga Los Angeles, Siatwll, Çikago, Boston, Dallas, Minneapolis, Detroit, Las Vegas, Tampa, Miami dhe Uashington DC. Në disa raste direkt drejt Londrës dhe më tej drejt Tiranës”.
“Të organizuar në grupe dhe në ditë të ndryshme, janë plotësuar pothuajse të gjitha kërkesat e qytetarëve të paraqitura pranë Ambasadës së Shqipërisë në Uashington, por edhe të njoftuar përmes mediave. Jemi të vetëdijshëm që një numër qytetarësh nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të mungesës së dokumentacionit, kostove financiare, lidhjeve ajrore të kufizuara drejt Nju Jorkut, studentët të cilët ishin pikërisht këto ditë në sezon provimesh, apo arsye të tjera personale. Urojmë që fluturimet normale të fillojnë sa më shpejt dhe qytetarët të udhëtojnë normalisht me biletat e rezervuara më parë”, shprehet ambasadorja.
Duhet theksuar se Ambasada e Shqipërisë në Uashington DC, vijoi ajo, hartoi dhe kuroi me detaje një plan të detajuar me të gjithë hapat e këtij procesi që, për shkak edhe të situatës të COVID-19, rezultoi aspak i lehtë për t’u realizuar, shkruan ata.
“Shërbimet që në kushte normale merren të mirëqena duheshin ofruar hap pas hapi me qëllim sigurinë e qytetarëve dhe mbërritjen e tyre në destinacion. Për arsye të një informacioni të pakët dhe në shumë raste të pasaktë, është nevojitur koordinimi me të gjithë aeroportet në SHBA nga ku janë nisur qytetarët shqiptarë, përfshirë Aeroportin Heathrow në Londër”.
“Pesë autobusë ishin vënë në dispozicion në Londër për të mundësuar lëvizjen e qytetarëve në kushtet e distancimit fizik nga Aeroporti Heathrow ku mbërritën, për tek Aeroporti Luton, nga ku nisej avioni Air Albania. Ky udhëtim përfshinte mjaft të moshuar që kishin nevojë për ndihmë, si për përkthim në pikat kufitare apo marrjen e vizës tranzit, si edhe kalimin nga një pjesë e aeroportit në tjetrin, ku mungonte personeli i zakonshëm dhe aeroportet e boshatisura të duket sikur të kujtojnë se bota sot është mbyllur në shtëpi”, thekson ambasadorja, duke shtuar se “Lasgushi i solli 125 qytetarët shqiptare në shtëpi”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch Më 30 nëntor redaksia e platformës mediale albinfo.ch, në një solemnitet të organizuar për fund të...
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch Më 30 nëntor redaksia e platformës mediale albinfo.ch, në një solemnitet të organizuar për fund të...
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane