Shqipëria
Riatdhesohen edhe 41 shqiptarë nga Franca dhe Gjermania
Pas 218 shtetasve shqiptarë që ishin kthyer një ditë më parë, sot janë kthyer edhe 41 shqiptarë nga Franca dhe Gjermania, shkruan albinfo.ch.
Autoritetet shqiptare edhe një herë kanë bërë thirrje se nuk kanë gjasa për azil, andaj mos të shpenzojnë kohë dhe para.
Zëvendësministrja së Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, Rovena Voda në Aeroportin e Rinasit pas riatdhesimit të azilkërkuesve nga Franca dhe Gjermania, ka thënë se vetëm gjatë nëntor janë kthyer 500 shqiptarë.
“Vetëm gjatë muajit nëntor janë riatdhesuar 500 shtetas shqiptarë të kthyer nga shtete si Franca, Belgjika dhe Gjermania. Sigurisht numri është në rritje, operacionet e riatdhesimit dhe kthimit në atdhe të shtetasve shqiptarë janë në rritje, pasi kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë kanë shansin zero për t’u pranuar”, ka thënë Voda.
“Gjithashtu policia po heton edhe për ata shtetas të cilët shtyn individë, pra shtetas shqiptarë për të kërkuar azil. Kemi një numër operatorësh turistikë të cilët ne i kemi hetuar dhe dosjet përkatëse i kemi dërguar në Prokurori.
Policia do të vazhdojë punën e saj në këtë drejtim”, theksoi tutje Voda.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih