Lajme

Riatdhesohen 50 shqiptarë nga Franca

Policia e Shqipërisë, në bashkëpunim me autoritetet franceze kanë realizuar gjatë ditës së enjte një operacion riatdhesimi nga Franca.

50 shtetas shqiptarë janë riatdhusar në Tiranë në koordinim dhe në bashkëfinancim nga Agjencia Evropiane për Kufirin FRONTEX.

Shtetasit që u riatdhesuan përmes një avioni special (charter), janë shtetas të kapur apo të konstatuar në situatë të parregullt qëndrimi në Francë dhe në disa shtete të tjera të BE-se, pikërisht në Gjermani, Belgjikë dhe Danimarkë.

Mediat në Tiranë bëjnë të ditur se nga Franca u kthyen 22 persona, që të gjithë meshkuj, nga Gjermania 19 persona, mes të cilëve 3 gra dhe 9 fëmijë.

Gjithashtu nga Danimarka është riatdhesuar një person dhe nga Belgjika 8.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, zëvendësambasadorja gjermane dhe përfaqësues nga Ambasada e Francës, ndoqën nga afër në Aeroportin e Rinasit në Tiranë këtë operacion riatdhesimi.