Shqipëria
Riatdhesimi i shqiptarëve, paketa lehtësuse nga qeveria për mërgimtarët
Duke qenë se shqiptarët e mbetur jashtë vendit për shkak të mbylljes së kufijve mund të rikthehen në vendlindje. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke filluar nga dita e sotme, e enjte 16 prill, do të hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma.
Sipas njoftimit paketa do të jetë 100 euro për fluturimin që do të paguhen nga personi dhe 21 euro në ditë për akomodimin 14 ditor në hotel, prej të cilave 14 euro do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standardet ANTICOVID19, ndërsa vetëm 7 euro do të paguhen nga personi për ushqimin.
“Besoj se kjo paketë është mëse e arsyeshme e falënderoj AIR ALBANIAN dhe operatorët turistikë për mirëkuptimin dhe kontributin e tyre me zemër shqiptare në këtë nisëm aspak të lehtë, për situatën e ndërlikuar që po kalojmë,” shkruan Rama.
Rama bën me dije se çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë shtetasit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch