Integrimi
Riaktualizohet debati për bartjen e shamive
Në tetë nga 16 landet gjermane u miratuan të ashtuquajturat ligjet e neutralitetit. Ato ndalojnë përdorimin e simboleve fetare nëpër shkolla
Një shoqatë e sapo themeluar e grave myslimane angazhohet për të drejtat e grave myslimane në Gjermani.
Derya Şahan është kryetare e shoqatës së parë federale të grave myslimane në Gjermani. Kjo shoqatë e re është pjesë e DİTİB-it, Bashkimit turko-islamik për Çështje Fetare.
Kjo shoqatë federale për gratë myslimane është themeluar në fillim të dhjetorit. Ndërsa vet DİTİB në Gjermani vepron prej tri dekadash. Sipas të dhënave të saj DITIB është organizata e migrantëve me anëtarësinë më të madhe në vend, me rreth 900 shoqata e xhami. Anëtarët janë me origjinë turke, numri i tyre është vlerësuar në mbi 200.000.
Detyrat e DİTİB kryesisht kanë të bëjnë me kryerjen e shërbimeve fetare për besimtarët, por edhe punën sociale me të rinjtë apo femrat. Është e pakontestueshme që organizata është shumë e afërt me shtetin turk.
Por prania më e madhe e grave myslimane në shoqërinë gjermane nuk është dëshira e vetme e Derya Şahan. Synimi i kësaj shoqate është riaktualizimi i debatit për mbajtjen e shamisë në Gjermani.
” Ne duam të gjendet një zgjidhje për mësueset myslimane që mbajnë shami koke”, thotë Derya Şahan .
Debati rreth shamisë nuk është i ri në Gjermani. Pas padisë së një edukatore të re në landin e Baden-Württembergut, e cila nuk u lejua të punojë si mësuese për shkak të mbulimit të kokës me shami, me këtë temë është marrë në vitin 2003 edhe Gjykata Kushtetuese.
Gjyqtarët në Karlsruhe kishin pranuar më pas në vendimin e tyre se mësuesja nuk duhet të pengohet që të japë mësim me shami të kokës pasi për këtë nuk do të kishte bazë ligjore.
Shumë lande pastaj këtë vendim e morën si shkas për të miratuar ligje të reja.
Në tetë nga 16 landet gjermane u miratuan të ashtuquajturat ligjet e neutralitetit. Ato ndalojnë përdorimin e simboleve fetare nëpër shkolla.
Pavarësisht sfondit juridik, shamia e kokës është edhe një temë e diskutueshme edhe në mesin e shoqërisë.
Ndërkohë që gratë të cilat bartin shaminë e konsiderojnë atë si pjesë të identitetit të tyre kulturor dhe fetar, duke u thirrur me këtë rast në lirinë e fesë, kritikët e shohin atë si një simbol fetar-politik.
Lale Akgün, ish deputete e Partisë Socialdemokrate (SPD) dhe politikane që merret me temën e migrimit mendon se këtu nuk debatohet për bartjen private të shamisë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës