Lajme
Riaktivizohet Shoqata Studentore “Societas Albania” në Vjenë
Kjo datë shënoi edhe 25-vjetorin e themelimit të shoqatës që daton në vitin 1995.
Në sallën e kongreseve të “Europahaus” në Vjenë të premten u mbajt kuvendi zgjedhor i Shoqatës “Societas Albania”. Kjo shoqatë kishte për qëllim riaktivizimin e saj duke zgjedhur edhe kryesinë e re, raporton Albinfo Austria.
“Kjo datë shënoi edhe 25-vjetorin e themelimit të shoqatës, që daton nga viti 1995. Këtu duam të falënderojmë edhe sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, z. Arbër Marku, për sigurimin e sallës së mrekullueshme ku u zhvillua kuvendi dhe gjithashtu Ömer Özcan për fotografitë e bukura”, njofton faqja e shoqatës Societas Albania.
Përveç të anëtarësohen dhe të votojnë për zgjedhjen e kryesisë së re, studentët e pranishëm patën mundësinë të dëgjojnë prezantimin e përgatitur për historikun, qëllimet e aktivitetet e planifikuara për vitin e ardhshëm universitar, të bëjnë pyetje dhe të japin sugjerime në lidhje me shoqatën. Mbi historikun e shoqatës iu dha fjala z. Niq Krasniqi, ish-kryetar i shoqatës, për t’u treguar më shumë të pranishmëve mbi fillesat dhe të arriturat e Societasit.
Me rastin e zgjedhjes së kryesisë së re u mbajtën edhe disa fjalime drejtuar studentëve të pranishëm nga:
– Z. Idlir Kaba, përfaqësues i Ambasadës së Shqipërisë;
– znj. Shkurte Krasniqi, përfaqësuese nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri;
– z. Hazir Mehmeti, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”;
– z. Lirim Krasniqi, drejtor i Organizatës Germin e cila merret me diasporën shqiptare; dhe
– z. Yll Blakaj, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri
Anëtarët e rinj të kryesisë që u zgjodhën ishin: Donjeta Salihi, Edon Govori, Elmedina Jashari, Fisnik Miftari, Kastriot Quni dhe Ligryn Petja.
“Duke pritur me padurim çdo bashkëpunim dhe aktivitet të radhës, falënderojmë te gjithë ata që ishin të pranishëm për kontributin e dhënë në këtë Kuvend”, thuhet në fund të këtij njoftimi.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës