Kosova

Rezultati nuk ndryshon, PS ruan 73 mandate, PD 59 dhe LSI 5

Numërohen 88% e votave, ky është rezultati i fundit nga zgjedhjet në Shqipëri

Në Shqipëri, numrimi i të gjithave qendrave të votimit po shkon drejt fundit. Kanë ngelur edhe më pak se 800 QV në 8 qarqe, përjashtuar Kukësin, Dibrën dhe Gjirokastrën, ku numërimi ka mbaruar dhe Vlorën, ku ka ngelur dhe vetëm 1, përcjell albinfo.ch.

PS vijon të ruajë avantazhin me 73 mandate, duke arritur në kuotën e 638 mijë e 881 votave. Nga ana tjetër, PD ka 516 mijë e 54 vota, kurse LSI 90 mijë e 101 vota.

PD vijon me 59 deputetë, kurse LSI me 5 të tillë. Po ashtu, edhe PSD ka siguruar 3 deputetë, 2 në Shkodër e 1 në Tiranë.