Lajme
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Turqi
Turqia ka mbyllur procesin e votimit për zgjedhjet lokale në orën 16:00, ndërsa po vijon procesi i numërimit në 81 provinca.
Kryetari i Këshillit të Lartë të Zgjedhjeve të Turqisë (YSK), Ahmet Yener, ka folur për procesin e zgjedhjeve.
“Procesi i votimit, në të cilin 61 milionë e 441 mijë e 882 votues kanë votuar në 207 mijë e 848 kuti votimi, ku konkurrojnë 34 parti politike, ka përfunduar pa probleme, përveç disa incidenteve të izoluara. Proceset e numërimit dhe dokumentimit të votave kanë filluar dhe informacioni i rezultateve të kutive të votimit ka filluar të futet në sistem, me rrjedhën e të dhënave që vazhdon”, ka thënë ai, raporton TRT.
Ndërkaq, nga rezultatet paraprake partia e Recep Tayyip Erdogan rezulton forcë e dytë në Turqi, e po ashtu dhe në Stamboll, Ankara dhe Izmir, transmeton albinfo.ch.
Rezultatet paraprake deri në orën 21:20 me orën lokale:
CHP: 38.55% të votave në Turqi, 50.18% në Stamboll, 58.43% në Ankara, 47.97% në Izmir
AK: 37.14% të votave në Turqi, 41.8% në Stamboll, 33.91% në Ankara, 37.16% në Izmir.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona Anëtarët e Forcave të Armatosura të Zvicrës do të marrin vetëm një uniformë të veçantë fustani...
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve