Shqipëria

Revista gjermane: Plazhet e Ksamilit, si ato në Bora Bora

Këtu do të gjeni rërë të bardhë dhe ujë ngjyrë bruz, dyqane dhe restorante, me çmime shumë të lira dhe megjithatë me cilësi të mirë

Kur mendojmë për pushimet në plazh, zakonisht mendja na shkon për destinacionet klasike në Mesdhe ose ishuj ekzotikë. Por, ka edhe plazhe të mrekullueshme me rërë në vende nga “më të papriturat”, transmeton albinfo.ch. A ka ardhur koha për të rishqyrtuar prioritetet gjeografike kur zgjidhni vendin për pushim?

Përse të mos shkojmë në Ksamil, Shqipëri? Propozon portali i specializuiar për turizmin, Travelnews.

Resorti bregdetar i Ksamilit është vetëm katër kilometra nga ishulli grek i Korfuzit, rreth 15 kilometra në jug të qytetit shqiptar të Sarandës. Vendpushimi bregdetar, i popullarizuar nga vendasit, ndodhet në një gadishull që shkëlqen me plazhe të bukura. Vetë Plazhi i Ksamilit ndodhet direkt në qytet dhe mund të arrihet lehtësisht nga hotele të ndryshme.

Këtu do të gjeni rërë të bardhë dhe ujë ngjyrë bruz  si dhe shumë infrastrukturë me dyqane dhe restorante, me çmime shumë të lira dhe megjithatë me cilësi të mirë, transmeton albinfo.ch. Brenda një distance në këmbë nga plazhi i Ksamilit ndodhet plazhi pak më pak i ndërtuar, por edhe më i vogël i Bora Bora, i cili i përshtatet emrit të tij të spikatur (vendpushimit të njohur, ishullit Bora Bora në Polinezinë franceze).

Uji është i pastër dhe i freskët pasi thellohet relativisht shpejt. Në rajonin e Ksamilit mund të praktikoni edhe sporte ujore. Një arsye e mirë edhe kjo, për të zbuluar Shqipërinë si një destinacion pushimesh.