Kosova
Revista e njohur rendit Kosovën në listën e vendeve më të mira që duhen vizituar në vitin 2024
Cntraveler, një revistë shumë e njohur për sa u përket udhëtimeve, e ka renditur edhe Kosovën në listën e vendeve që duhen vizituar me patjetër në Evropë në vitin 2024, përcjell albinfo.ch.
Përzgjedhja e vendeve evropiane u bë në kuadër të sugjerimeve të ekspertëve që posedon revista.
Kosova, sipas Cntraveler, përshkruhet si një vend me male të mrekullueshme, me zona baritore dhe një vend me mikpritje të ngrohtë; një kombinim ideal për ecje shumëditore dhe me shëtitje me biçikletë, shkruan gazeta.
“Vend i përsosur për pushim fundjave”
The Guardian e rendit Pejën në mesin e vendeve që duhet vizituar
Artikulli thekson rrugën e ardhshme të çiklizmit Trans Dinarica, e cila pritet të hapet në vitin 2024 dhe do të lidhë destinacione të ndryshme të bukura në Kosovë. Në tekst, jepet një përshkrim i shkurtër i kësaj rruge dhe të destinacioneve të përfshira.
Teksti gjithashtu përmend ushqimin tradicional shqiptar, flijën si një pjatë që duhet provuar nga të gjithë vizitorët.
Nuk është hera e parë që Kosova përfshihet në listat e vendeve të rekomanduara për vizitë, pasi mediume të tjera, si The Guardian, kanë promovuar Kosovën si destinacionin e ardhshëm për turistët.
Cntraveler, sugjeroi edhe një mori vendesh të tjera që duhen vizituar në Evropë për vitin 2024, duke përfshirë disa qytete specifike në Spanjë, Greqi, Portugali, Norvegji, Itali dhe Mbretëri të Bashkuar.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë