Kultura
Retrospektiva e Guptas nga çeliku
Artisti bashkëkohor indian, Suboth Gupta ua tregoi gazetarëve retrospektivën e punimeve të tij të mëdha nga çeliku në galerinë prestigjioze parisiene Monnaie.
E para në Francë, retrospektiva është udhëtim i Guptas nëpër Indi, ku u inspirua nga jeta e përditshme dhe objektet duke filluar nga mjetet e kuzhinës deri tek biçikletat dhe karrocat. Një skulpturë emblematike e kafkës, e emërtuar Zoti shumë i Uritur, u ndërtua nga enët e kuzhinës dhe kova të vogla, përcjell albinfo.ch.
“Pasi mua më pëlqen shumë të gatuaj dhe të ha, e adaptova këtë si materialin tim. Dhe që nga ajo kohë kam krijuar shumëçka nga kjo”, tha Gupta. Poezia, spiritualiteti dhe çështjet sociale po ashtu janë pjesë e punës së Guptas. Një skulpturë nga bronzi dhe alumini e karrocave me valixhe dhe dyshekë, e quajtur Mjeti i Shtatë Deteve flet për migrimin dhe gjërat që njerëzit i marrin kur fillojnë jetën e re, u tha ai gazetarëve.
I lindur në Khagaul në rajonin Bihar, dhe tani i vendosur në Delhi, punimet e Guptas së fundi janë ekspozuar në SHBA, Britani dhe Gjermani.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind