Kuriozitete
Restoranti i parë nënujor hapet në Norvegji
Restoranti i parë nënujor në Evropë është hapur në Norvegji dhe ka pasur 7 mijë kërkesa për rezervime për një drekë në mes të peshqve.
Restoranti në formë tubi, i vendosur në Detin e Veriut, quhet “Under” që do të thotë “Mrekulli” në gjuhën norvegjeze. Ai është dizajnuar nga firma arkitektonike “Snoehetta” që ka ndërtuar shtëpinë e Operës në Oslo dhe Muzeun Kombëtar “11 Shtatori” në New York.
Të hysh në restorant është sikur të hysh në një saunë, pasi është me dërrasa, ndërsa shkallët tetë metra të gjata të shpien te salla e ngrënies që ka një dritare me pamje të oqeanit.
Shefi i kompanisë së arkitekturës “Snoehetta”, Kjetil Traedal Thorsen, ka thënë se baza e restorantit mund të përballojë çfarëdo moti dhe mund t’i bëjë ballë, siç ka thënë ai, edhe valës më të madhe të shekullit.
“Gjëja e mahnitshme e këtij restoranti është lëvizja prej mbiujit deri në nënujë. Dritarja e madhe ekspozon botën nënujore – jo si një akuarium, por një botë të vërtetë”, ka thënë Thorsen.
Restoranti ka reflektim minimal në xham, përmes të cilit dhoma e ngrënies ka dritë natyrale gjatë ditës që merr nuanca të ngjyrës së gjelbër shkaku i ujit. Një meny e plotë në këtë restorant kushton 3 mijë e 700 kruna ose 430 dollarë, për një person, përfshirë edhe pijet, përcjell albinfo.ch.
Nikolai Ellitsgaard, kryekuzhinier, ka thënë se myshterinjtë po vijnë kryesisht për shkak të pamjes dhe shpreson që një ditë të vijnë për shkak të ushqimit të mirë.
Restorante të tilla ka në ujërat tropikale, siç janë Maldivet dhe Oqeani Indian.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik