Lajme

Restoranti i Lozanës gjobitet për dështime ‘katastrofike’

Pronari i një restoranti kinez është gjobitur për ‘dështime katastrofike shëndetësore’.

Lokalet në Lozanë u inspektuan për herë të parë në prill të vitit të kaluar. Pronari iu tha se do të bënte përmirësime serioze – dhe më pas agjentët u kthyen në shtator. Asgjë nuk kishte ndryshuar.

Inspektorët thonë se nuk kishte mundësi për të gjurmuar se ku ishte burimi i ushqimit, ishte i ruajtur gabimisht dhe nuk respektoheshin rregullat elementare të higjienës, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Por shkelja më flagrante e rregullit ishte se stafi jetonte në bodrum. Kishte tre krevate në një dhomë të vogël.

Pronari 50-vjeçar ishte dënuar për vepra të ngjashme në vitin 2018. Për shkeljen e fundit ai u gjobit me 4000 CHF.