Shqipëria

Reshjet shkaktojnë përmbytje në disa zona të Shqipërisë

Reshjet e shumta të shiut dhe shkrirja e borës ka sjellë përmbytje në një pjesë të madhe të Shqipërisë, por situata më e rrezikshme është në zonën e Shkodrës.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njofton se në fshatin Obot rreth 60% e shtëpive kanë prezencën e ujit në oborret e tyre, po ashtu mbi rrugën e Obotit ka rreth 40 centimetra ujë, e kalueshme vetëm për mjetet e larta, përcjell albinfo.ch.

Niveli i përmbytjes në Njësinë Administrative Ana Malit është  rreth 500-600 ha tokë. Grupi i vlerësimit është në terren dhe më vonë pritet një vlerësim i saktë të situatës.

Nga përmbytjet kanë mbetur të izoluar 35 fermerë me fermat e tyre blegtorale. Ndërsa Forcat e Armatosura janë të angazhuara në fshatin Obot, 20 trupa, 3 varka dhe 3 mjete të rënda po vijojnë evakuiminin e banorëve.