Shqipëria
Reshjet shkaktojnë përmbytje në disa zona në Shqipëri
Reshjet gjatë fundjavës kanë shkaktuar probleme në disa zona të Shqipërisë, për shkak të fryrjes së lumenjve.
Në Shkodër janë përmbytur 50-60 hektarë tokë, por fatmirësisht nuk ka dëme në ekonomitë familjare. Sipas informacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes, në zonën e Kukësit vazhdon të ketë rrëshqitje gurësh e dheu, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Aksi rrugor rural për në Arrë vazhdon të jetë i bllokuar, ndërsa në zonën e Lekbibajt 4 fshatra janë të bllokuara nga bora.
Nga reshjet e borës aktualisht janë të bllokuara 30 familje në Xibër, 50 familje në fshatrat Fan dhe Oriosh si dhe disa fshatra të Bashkisë së Bulqizës. Në Lezhë po ashtu kanë mbetur të bllokuara disa rrugë si dhe është shembur ura që bashkon fshatin Mabe me Lezhën.
Në Korçë lumi Devoll ka arritur nivelin maksimal, ndërsa në disa fshatra janë dëmtuar shtyllat elektrike.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik