Lajme

Reshje të fuqishme shiu dhe breshër, në disa regjione të Zvicrës

Stuhitë sollën pak freskim me vete pasditen e së mërkurës. Por mteorologët vazhdojnë të presin temperatura të larta verore, edhe të enjten

Pas disa ditëve me mot të nxehtë dhe të thatë, të mërkurën pasdite ra sërish shi në disa pjesë të Zvicrës. Por kjo u shoqërua edhe me breshër, transmeton albinfo.ch. Pati raportime për breshër, veçanërisht nga regjioni Berner Oberland.

Dy burime shumë aktive të stuhive kanë kaluar midis Valisit dhe Emmentalit si dhe përtej Jurës në orët e vona të pasdites. Raporte për breshër vijnë nga Berner Oberland. SRF Meteo ka treguar kokrra të mëdha breshëri në Twitter.

Alertswiss, aplikacioni i alarmit i Zyrës Federale për Mbrojtjen Civile (Babs), ka lëshuar ​​një paralajmërim për stuhi të nivelit 4 (rrezik i madh) për rajonin rreth Brienz-it dhe Interlaken-it në Berner Oberland herët në mbrëmje të së mërkurës. Paralajmërimet janë dhënë për rrezik vërshimi dhe valë të mundshme të baticës.

Stuhitë sollën pak freskim me vete pasditen e së mërkurës. Por meteorologët vazhdojnë të presin temperatura të larta verore edhe të enjten, nga 28 deri në 30 gradë, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, nxehtësia duhet të ndihet si më pak e rëndë se që ishte deri sot.

Të mërkurën temperaturat sërish arritën në nivele prej mbi 30 gradëve. Në Zvicrën gjermanishtfolëse termometri ka matur 30 deri në pothuajse 34 gradë. Por, më e nxehta ishte me 36.7 gradë Gjeneva. Në Chur ishte 35 dhe në aeroportin e Cyrihut 34.2 gradë.

(Fotot: Twitter, Meteo SRF)