Lajme
Reshje të dendura shiu shkaktojnë probleme në Italinë e Veriut
Reshje të forta dhe të vazhdueshme kanë goditur Italinë e Veriut ditën e enjte, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje në transport e infrastrukturë. Shërbimi meteorologjik i Forcave Ajrore raportoi reshje “intensive dhe të bollshme”, të cilat në lartësitë mbi 1800 metra janë kthyer në borë, me sasi që mund të konsiderohen “të jashtëzakonshme”.
Në qytetin e Torinos, niveli i lumit Po është rritur ndjeshëm, duke detyruar autoritetet të mbyllin përkohësisht qasjen në shëtitoren Murazzi për arsye sigurie. Rajoni i Piemontit është vendosur në alarm të kuq për shkak të motit të keq që ka përfshirë zonën, transmeton albinfo.ch.
Autostrada që lidh Torinon me Aostën është mbyllur për shkak të përmbytjes, ndërsa në Milano parqet janë mbyllur për shkak të rrezikut nga rrëzimi i pemëve, me erëra që në disa zona kanë arritur shpejtësinë deri në 100 km/h.
Evakuime në Luginën e Aostës
Në Luginën e Aostës është raportuar rritje e nivelit të lumenjve, duke detyruar autoritetet të evakuojnë banesa dhe stalla.
Situata alarmante edhe në Savojë
Edhe në rajonin francez të Savojës janë regjistruar reshje të mëdha bore, deri në 120 cm në zonat malore. Kjo ka detyruar autoritetet në komunën e Tignes të izolojnë banorët e saj të enjten, ndërsa është shkaktuar ndërprerje në rrjetin elektrik dhe vështirësi në transport.
Météo-France ka shpallur alarm portokalli për ortekë që nga mbrëmja e së mërkurës, për shkak të grumbullimit të madh të borës përgjatë kufirit me Italinë. Rreziku nga ortekët në disa masive të Alpeve (Haute-Tarentaise, Haute-Maurienne, Vanoise) është në nivelin maksimal 5 nga 5.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën










