Kosova

REPUBLIKA V – edhe një tjetër edicion dinjitoz, me pjesëmarrje të poetëve nga tri kontinente

Këtë vit Festivali i Poezisë REPUBLIKA bëri bashkë 15 poetë në nderim të 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Republika V – edhe një tjetër edicion dinjitoz, me pjesëmarrje të poetëve nga tri kontinente: Evropa, Afrika dhe Amerika e Veriut.

Edicioni i pestë i Festivalit të Poezisë REPUBLIKA, këtë herë bëri bashkë poetë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Zvicra, Maroko dhe SHBA.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz që luajnë instrumente muzikore, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Përmes poezive të poetëve Curtis Bauer nga SHBA, Anna Hoffmann nga Gjermania, Dalila Hiaoui nga Maroko dhe Luccila Trapazzo nga Zvicra, REPUBLIKA nuk foli vetëm shqip.

Poetë të tjerë pjesëmarrës ishin: Adem Gashi, Primo Shllaku nga Shqipëria, Nerimane Kamberi, Timo Flloko nga Shqipëria, Vlora Konushevci, Ahmet Selmani nga Maqedonia e Veriut, Blerina Rogova Gaxha, Halil Matoshi, Emin Z. Emini, Ndue Ukaj dhe Xhevat Latifi.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Organizatorja Vlora Ademi, përpos poezisë, në këtë edicion shfaqi edhe ekspozita virtuale “odin 45” me fotografi abstrakte të artistit të fotografisë, Fahredin Spahija.

Ky edicion gërshetoi poezinë me leximin e aktores Melihate Qena dhe aktorit, Avni Dalipi, muzikën e instrumentistit Astrit Stafaj dhe vallëzimin e Altina Binakut me koreografi të Robert Nuhës.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të brendshme