Integrimi

Reportazhi i Televizionit Zviceran për të rinjtë shqiptarë që kanë investuar në vendlindje

Pothuajse tridhjetë vjet kanë kaluar që kur shqiptarët kanë emigruar në masë, duke shkuar sidomos në Itali dhe Greqi.

Sot, edhe nëse diaspora mbetet e madhe, shumë të rinj zgjedhin të kthehen për të investuar në vendin e tyre të origjinës, raporton Radio Televizioni Zviceran RSI, me një reportazh nga puna e tyre.

RSI pasqyron se si këta të rinj përmes sipërmarrjeve të tyre kanë rritur të ardhurat në saje të eksportit të prodhimeve të tyre në tregjet evropiane, përmes certifikimit GLOBALG.A.P, përcjell albinfo.ch.

Në episodin e parë flasin Laurat Mulliqi, i cili ka qenë në Zvicër, derisa sot specializohet në eksportimin e frutave dhe perimeve, pastaj Nertili, një fermer i kthyer nga Greqia për të investuar në vendlindje dhe Ani, një jurist që nuk dëshiron të largohet nga fshati.

VIDEO