Integrimi

Reperi shqiptar Besko mund t`i shpëtojë dëbimit

Ai tash është bërë njeri i kujdesshëm familjar, udhëheq punëtori për të rinj dhe bën paraqitje publike si shembull i mirë për ndryshimin pozitiv që ka pësuar

Reperi i njohur zviceran me rrënjë shqiptare nga Kosova, “Besko” (Besian Kaçorraj) së paku njëherë për njëheerë nuk do të dëbohet. AI është duke vuajtur një dënim me katër vjet burg për disa vepra penale si lojëra ilegale fati dhe vjedhje. Gjatë kësaj kohe ai thotë se ka bërë ndryshim radikal në vete. Ai tash është bërë njeri i kujdesshëm familjar, udhëheq punëtori për të rinj dhe bën paraqitje publike si shembull i mirë për ndryshimin pozitiv që ka pësuar.
Por, e gjithë kjo nuk do të mjaftonte për ta shpëtuar Beskon nga dëbimi në Kosovë, si rezultat i dënimit. Kjo edhe do të ndodhte gjatë kësaj vere, sikur të mos pranohej ankesa e fundit e avokatit të tij për shtyrje të dëbimit. “Kjo domethënë shumë për mua“ thotë Besko, duke sqaruar se në praktikë çështja e tij penale duhet të rishqyrtohet sërish pas re muajsh apo edhe pas dy vitesh. Dhe, kjo përbën njëfarë luksi për 29 vjeçarin, i cili në fund të gushtit do të lirohet nga burgu. “Do të punoj në një mishtore në Cyrih ”, thotë ai për portalin tillate.ch.
Besko dëshiron që t`ia dëshmojë shtetit se ai do të paguajë në mënyrë të përpiktë faturat, do të punojë në mënyrë të disiplinuar  dhe do të përkujdeset me përgjegjësi të plotë për të dashurën e tij dhe për familjen. Por, ai nuk di nëse e gjithë kjo do të mjaftojë për të hequr dëbimin nga rendi i ditës. Sidoqoftë, ai nuk dorëzohet, edhe pse frika për të ardhmen nuk i hiqet.
Muaj më parë, në një fushatë kundër dëbimit të Beskos ishin angazhuar edhe një numër reperësh dhe artistësh tjerë të njohur zviceranë.