Lifestyle
Reperi shqiptar Action Bronson, tani edhe me libër

Kohë më parë ka publikuar videon e realizuar në Kosovë, ku kishte qëndruar për festivalin “Sunny Hill Foundation”. Bëhet fjalë për reperin shqiptar, Action Bronson, i cili jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai njihet më mirë për shoun televiziv që merret me gatime, ” Fuck, That’s Delicious”, ku në disa raste gatuan edhe ushqime tradicionale shqiptare.
Së fundi, këngëtari ka bërë të ditur që do të nxjerrë në shtije librin më të ri, i cili i dedikohet recetave të gatimit të ushqimit.
“Rezervoni këtë datë!!!! Më 17 mars do të nxjerrë pjesën e parë të librit “Stoned Beyond Belief” në Los Angelos. Do të bëjnë një art të veçantë për ditën e parë të librit”, ka shkruar ndër të tjera reperi në llogarinë personale në Instagram, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se këngëtari që në realitet quhet Arian Asllani, kohë pas kohe ka edhe të ftuar shqiptar si në rastin e këngëtares shqiptare, Dua Lipa.
Bronson është duke punuar në këngë të reja që do t’i sjellë gjatë muajve në vijim.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë të Neuchâtelit promovojnë libra mbi luftën në Kosovë Shoqata e studentëve ANEA kishte mysafir profesor Nusret Pllanën, i cili ka mbajtur një ligjëratë mbi...
-
Në panairin BIOFACH 2025, produktet shqiptare në qendër të vëmendjes
-
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Bernës me Koncertin e Pavarësisë
-
Kinematografia shqiptare, në fokusin e festivalit italian Sudestival 2025
-
Vjenë: Mbrëmje letrare kushtuar “Letërsisë Gjermano-Shqiptare”
Jeta në Zvicër
-
Si të gjeni bileta më të lira të skive në Zvicër? Vendpushimet zvicerane të skive kanë prezantuar çmime dinamike dhe sisteme inovative të lejeve sezonale në vitet...
-
Zvicra shikon flotën e trenave me shpejtësi të lartë për lidhjet evropiane
-
Pesë vjet më parë, Zvicra u mbyll nga Covid-19 duke u zhytur në pasiguri
-
Zvicër: Kërkohet të lehtësohen detyrimet kontraktuale me mjekët
-
Debat i posaçëm për azilin: Parlamenti dëshiron të kontrollojë më intensivisht kufijtë kombëtarë