Lifestyle
Reperi me prejardhje shqiptare në film bashkë me De Niron

Action Bronson, reperi me prejardhje shqiptare, ka siguruar rol në filmin e ardhshëm të Martin Scorseses “The Irishman”.
Ai i bashkohet kastit të udhëhequr prej Robert De Niros, Al Pacinos dhe Joe Pescit në filmin biografik për Frank “The Irishman” Sheeran. Filmi është i bazuar në librin e Charles Brandtit, “I Hear You Paint Houses”, transmeton Albinfo.ch.
Reperi ka postuar një fotografi të veten në Instagram më herët gjatë muajit bashkë me Scorsesen dhe De Niron, ndërsa tani “Billboard” ka konfirmuar se ai është pjesë e filmit të ri.
Scorsese, që është edhe bashkëshkrues i skenarit, dhe De Niro, që është producent, janë duke e bërë filmin për “Netflixin”.
Action Bronson njihet për udhëheqjen e emisionit të tij të gatimit, ndërsa vitin e shkuar lansoi edhe albumin e tij të tretë “Blue Chips 7000”.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë