E-Diaspora
Reperi Besko ka grabitur postën, nuk lejohet të vizitojë më familjen në Zvicër
Edhe pse i dëbuar, Besko ka pasur të drejtë të vizitojë herë pas here familjen në Zvicër. Dhe, pikërisht në njërën nga këto vizita ai akuzohet se ka bërë një plaçkitje poste
Në vitin 2016, kur ai qe dëbuar nga Zvicra, reperi nga Cyrihu, Besian Kacorraj, me emrin artistik “Besko” me rrënjë nga Kosova, ishte bërë temë dite për mediet zvicerane.
Edhe pse kishte mbajtur burg dhe, i plotësonte kushtet për dëbim mbi bazë të ligjit të ashpërsuar zviceran për të huaj, kjo masë konsiderohej e ashpër nga një pjesë e opinionit, shkruan albinfo.ch. Kjo për arsyen se ai e kishte vuajtur dënimin dhe gjatë tij ishte risocializuar, madje ishte marrë edhe si shembull për të trimëruar të rinjtë tjerë me prejatrdhje të huaj për integrim në shoqërinë zvicerane.
Veç kësaj, reperi sot 33 vjeçar ishte bërë rishtaz baba i një fëmije dhe kjo e bënte dëbimin e tij më problematik, nga ana humanitare.
Edhe pse i dëbuar, Besko ka pasur të drejtë të vizitojë herë pas here familjen në Zvicër. Dhe, pikërisht në njërën nga këto vizita ai akuzohet se ka bërë një plaçkitje poste. Kjo ka ndodhur në muajin shkurt, në filialin e postës në Dübendorf, shkruan sda.ch.
Grupi parlamentar i SVP-së në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, duke u ndërlidhur me këtë rast, ka bërë pyetje nëse lejohen vizitat familjare të një personi me këtë biografi. Ndërsa ekzekutivi i kantonit është përgjigjur se për vizitat e tilla, kompetente është federata., transmeton albinfo.ch. Mirëpo, nuk është e besueshme se ai mund të bëjë tash e tutje vizita të tilla pas zbulimit se ai ka grabitur filialin e postës së përmendur, më 19 shkurt të këtij viti.
Ai është arrestuar pak pas sulmit të bërë dhe është mbajtur në burgun për hetime, përcjell albinfo.ch. Policia ka gjetur në vendin ku ai qëndronte armën me të cilën besohet se kishte kryer sulmin dhe një pjesë të parave të grabitura.
SVP ka kërkuar të dijë nga qeveria nëse vizita të tilla janë të zakonshme apo lejohen vetëm në raste të jashtëzakonshme. Përgjigja e qeverisë tregon se “suspensioni”, siç quhet ndërprerja e përkohshme e ndalesës për hyrje në Zvicër, jepet vetëm në raste të jashtëzakonshme. Raste të tilla janë ftesat gjyqësore, rastet e vdekjes në familje ose ngjarje familjare me rëndësi. Mirëpo, për të dhënë leje të tilla nuk është përgjegjës kantoni por federata, gjegjüësisht Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM).
Në rast se “suspensioni” keqpërdoret, federata nuk lejon më pushime të tilla, thuhet në përgjigje. Përjashtime nga ky rregull bëjnë rastet urgjente si ftesa për pjesëmarrje në procese gjyqësore.
Në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2019 autoritetet federale kanë djhënë leje për 171 udhëtime, vizita të tilla në Kantonin e Cyrihut të të huajve të dëbuar. Por këta persona, sipas rregullit, nuk janë mbikëyrur gjatë qëndrimit të tyre në Zvicër
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane