Lajme

Reperi amerikan: “Vdekja e Kobe Bryant ishte vrasje e planifikuar”

Reperi amerikan, deklaratë tronditëse: Kobe Bryant e vranë

Pas tragjedisë që e tronditi botën, ku humbi jetën legjenda e basketbollit amerikan Kobe Braynt, autoritetet në Los Angeles thonë se terreni në Calabasas, ku u rrëzua helikopteri, është shumë i vështirë, transmeton albinfo.ch.

Sipas tyre, thuhet se në këto kushte edhe puna e autoriteteve amerikane për nxjerrjen e trupave do të kërkojë disa ditë. Sipas medieve në kontinentin përtej Oqeanit Atalantik, thuhet se në momentin ku piloti ka bërë një njoftim se ndodhej në rrezik pak çaste nga rrëzimi i helikopterit ku ndodheshin 9 persona, ishte mbi 2400 metra lartësi..

Po ashtu, mjegulla e dendur mendohet të ketë qenë shkaku kryesor i aksidentit tragjik, por sipas shtypit amerikan, mësohet se policia e Los Angelesit kishte bërë më dije një urdhër ditën e diel që asnjë helikopter të mos fluturonte për shkak të mjegullës së dendur, duke ulur edhe helikopterët e saj të patrullimit.

Nga ana tjetor, një deklaratë tronditëse ka bërë repisti i këngës “Watch Me Nae Nae”, Silento, ka marrë vëmendjen me postimin e tij duke pretenduar se vdekja e Bryant ishte vrasje e planifikuar.

“Vdekja e Kobe Bryant ishte vrasje e planifikuar, ashtu siç ishte tentuar edhe për mua. Unë i ika kurthit. Mos i besoni askujt, kjo është një industri e madhe e fëlliqur”, shkroi Silento. /Albinfo.ch