Ekonomi

Rënie rekorde e papunësisë në Gjermani

Papunësia në Gjermani ka vazhduar rënien gjatë muajit mars, ndërkohë që kompanitë në ekonominë më të madhe të Evropës kanë shtuar fuqinë punëtore, për të përballuar porositë e mëdha.

Norma e papunësisë ra në një rekord të ulët prej 5.3% në mars, sipas agjencisë federale të Statistikave në Nuremberg.

Numri i personave të papunë ra me 19,000 në 2.37 milionë, ndërkohë që analistët prisnin një rënie me 15,000, përcjell albinfo.ch.

Gjermania ka përfituar nga tregtia e fortë globale dhe shpenzimet brenda vendit e sipas Bundesbank, vrulli ekonomik ka vazhduar në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas Bundesbank, ndër rreziqet që përballen disa sektorë është se tkurrja e mëtejshme e tregut të punës do të limitojë mundësinë e disa kompanive për të punësuar staf të ri. Papunësia ra me 17,000 njësi në Gjermaninë Perëndimore dhe me 2,000 në pjesën Lindore të vendit.