Lajme
Rënie rekorde e numrit të azilkërkuesve, Zvicra mbyll dy qendra azili
Deri në fund të vitit numri i kërkesave të azilit pritet të jetë 14.500, që është numri më i vogël që nga viti 2007
Autoritetet federale të vendit kanë mbyllur përkohësisht dy qendra azili të nivelit federal, në Kappelen (Bernë) dhe Muttenz (Baselland). Qëllimi i mbylljes së tyre është ulja e shpenzimeve për 30 milionë franga në vit, njofton Sekretariati Shtetëror përm Migracion (SEM) shkruan srf.ch.
Numri i të huajve që kërkojnë azil në Zvicër ka disa vite që po shënon rënie të vazhdueshme. SEM llogarit që deri në fund të vitit numri i kërkesave të azilit do të jetë gjithsej 14.500, që është numri më i vogël që nga viti 2007, transmeton albinfo.ch
Mbyllja e dy qendrave të pëmendura quhet e përkohëshme pasi që është vendosur që, në rast se do të ketë ndërkohë sërish rritje të numrit të azilkërkuesve, ato do të rihapen dhe do të fillojnë punën brenda katër deri 12 javëve.
Më tutje SEM ka njoftuar se ka për synim përmirësimin e dinamikës së kthimit të azilkërkuesve në vendet e tyre në mënyrë që mundësisht sa më shumë azilkërkues të kthehen në mënyrë vullnetare.
Në konferencën nacionale të azilit, të mbajtur në vitin 2014, federata dhe kantonet qenë marrë vesh që t`i sigurojnë 5000 vende për strehim të azilkërkuesve në qendrat federale. Kjo do të bëhej me qëllim zbatimin e procedurave të shpejtuara të azilit për ta, transmeton albinfo.ch. Ishte menduar që në gjashtë regjione të azilit, në sa ishte ndarë Zvicra, të përpunoheshin deri në 29.000 kërkesa azili në vit.
Aktualisht, në dispozicion janë 4.000 vende për strehim të azilkërkuesve në qendrat federale ndërkohë që vetëm gjysma e tyre janë duke u shfrytëzuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026