Lajme

Rënie e remitencave në Maqedoni

Remitencat nga diaspora vitin e kaluar kanë shënuar rënie në krahasim me vitet e kaluara.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, diaspora vitin e kaluar në Maqedoni ka dërguar 380 milionë dollarë, që paraqet 3.7 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, shkruan INA.Por jozyrtarisht mësohet për shuma më të larta, për shkak se pjesa më e madhe e parave dërgohen përmes rrugëve jozyrtare, apo kryesisht ato sillen në mënyrë direkte nga mërgimtarët në familjet e tyre, apo ata kryejnë investimet e tyre familjare në prona dhe shtëpi, apo edhe harxhime të tjera.Sipas ekspertëve, me këto mjete sigurohet një qetësi sociale, pasi që mbulohet një pjesë e madhe e konsumit nga familjet vendëse.Nga ana tjetër, viteve të fundit janë ndaluar gati totalisht investimet nga diaspora për shkak të klimës së papërshtatshme për hapjen e një biznesi të ri në vend dhe krizave dhe problemeve të vazhdueshme politike dhe ndëretnike.