Bota

Rënie e përnjëhershme e fluksit të refugjatëve në Greqi

Të dielën e kaluar IOM ka numëruar gjithsej 155 refugjatë të rinj në ishujt grekë ndërsa vetëm një ditë para kësaj, atje kishin zbarkuar rreth 3000 sish

Numri i refugjatëvetë cilët zbarkojnë në Greqi, pasi kanë kaluar nëpër Mesdhe nga Tuqia, ka shënuar ulje të madhe. Të dielën e kaluar IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracion) ka numëruar gjithsej 155 refugjatë të rinj që kanë arritur në ishujt grekë, shkruan nzz.ch duke iu referuar agjencive botërore të lajmeve. Vetëm një ditë para kësaj, atje kishin zbarkuar rreth 3000 sish.
Si shkaktar kryesor për këtë zvogëlim të numri, IOM përmend keqësimin e motit.
Ndërkohë, gjendja vazhdon të jetë e tendosur në kufirin në mes të Greqisë dhe Maqedonisë. Kjo e fundit, javën e kaluar ka lejuar të hyjnë në vend vetëm refugjatët nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Refugjatët nga vendet tjera Maqedonia i ka kthyer mbrasht në mënyrë paushalle.
Për të dielen që vjen është paraparë mbjatja ne Turqi e një samiti të posaçëm të shefave të shteteve dhe të qeverive të BE-së. Aty pritet të miratohet një plan aksioni për një bashkëpunim më të madh në driten e krizës së refugjatëve.