Shkurt.ch

Rënie e papritur e çmimit të arit

Ari ka shënuar humbjen më të madhe në vlerë që nga fillimi i këtij këtiti, mes spekulimeve se fituesi i zgjedhjeve parlamentare greke, e majta Syriza, do ta nxjerrë Greqinë nga eurozona.

“Në tregun për metale të çmuar tregtohet me mjaft pasiguri për shkak të veprimeve të fundit të Bankës Qendrore Evropiane dhe rezultatit të zgjedhjeve greke”, tha një analist gjerman, raporton Bloomberg.

Çmimi i arit në bursën e Londrës ra 0,9 për qind, në 1.283 dollarë, që është rënia më e madhe që nga 31 dhjetori, ndërsa çmimi i arit për ofertat në shkurt ka shënuar rënie për 0.7 për qind, në 1.282.90 dollarë në bursën e Nju-Jorkut.