Lajme

Rënie e madhe e kërkesave të ukrainasve për status S në Zvicër

Nga më shumë se 7.000 sa numëronte në prill dhe maj, SEM aktualisht numëron rreth 500 deri në 700 aplikime në javë, shkruan SEM në Twitter

Sekretariati Shtetëror për Migracionin ka raportuar të hënën se 57,000 njerëz nga Ukraina deri më tani kanë marrë statusin e mbrojtjes S, transmeton albinfo.ch. Në total, më shumë se 59,000 njerëz kanë aplikuar për këtë status, por numri i aplikimeve të dhëna është në rënie

Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) ka hartuar një bilanc të ndërmjetëm, shkruan srf.ch. Në periudhën nga fundi i marsit/fillimi i prillit, dhënia e statusit të mbrojtjes S kishte arritur maksimumin: në atë kohë SEM numëronte mbi 7000 aplikime të pranuara në javë.

Që atëherë, numri ka ardhur në rënie, shkruan SEM në shërbimin e mesazheve të shkurtra Twitter.

Sekretariati Shtetëror për Migracionin aktualisht numëron rreth 500 deri në 700 aplikime në javë, shkruan SEM në Twitter.